Kosova ka regjistruar 5 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Ndërkohë, 3 pacientë kanë fituar betejën me virusin vdekjeprurës.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë), komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Oshlan), komuna e Prizrenit 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Tupec) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e ISHP-së së Kosovës.
PESË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR!Sot më 04 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…
Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Jeudi 4 juin 2020