Ulja e papunësisë, kuadro joadekuat në administratë

Ulja e shkallës së papunësisë nën 20% nuk do të thotë se problemi është zgjidhur. Çështjet politike ngadalë po marrin epilogun e duhur, kështu, nëse nuk shfrytëzohet kjo periudhë për aktivitete të përshpejtuara në ekonomi, nuk do ketë rezultate pozitive, vlerësojnë ekspertët. Profesori Lazar Jovevski, thotë se është mirë që pjesa më e madhe e të punësuarve të ri janë në sektorin real dhe do të kontribuojnë për përmirësimin e gjendjes në tregun e punës, por shqetëson fakti që ende punësime bëhen në administratën shtetërore, edhe atë kuadër joadekuat.

Në sektorë dhe institucione të caktuara kemi punësime të stërmbushura në llogari të tjerëve ku realisht mungon kuadër i cili me profesionalizëm do i kishte kryer obligimet e punës në dhënien e shërbimeve për qytetarët. Dhe që këtu po na huton fakti, apo fenomenologjia interesante që çon në drejtim të krijimit të vazhdueshëm të pakënaqësisë në sektorin publik”.

Qytetarët në vend gjithnjë e më shpesh pranojnë punë që nuk është sipas kualifikimeve të tyre. Hulumtimi i Institutit “Finance Think”, tregon se qytetarët që janë punësuar në veprimtari ndryshe nga arsimimi i tyre. Në shumë raste janë pa kontrata adekuate, ekziston pasiguri në vendin e punës, ndërsa edhe rrogat janë më të ulëta nga ato që do merrnin nëse do punonin në profesionin e tyre. Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se në vend me problemin e këtillë ballafaqohen më shumë se gjysma e të rinjve deri në moshën 29 vjeç. Nga Instituti thonë se ky fenomen quhet nën-punësim. – theksoi Lazar Jovevski, profesor universitarë

Gratë janë më të prira për punë jashtë kualifikimit të tyre, por nëse shihet në aspektin e arsimit, atëherë  edhe të rinjtë që janë me arsim të lartë ballafaqohen me punë që nuk është në bazë  të përgatitjes së tyre profesionale. Kjo tregon në faktin se ekziston një jo përshtatje e shkathtësive me ofertën dhe kërkesën në tregun e punës”. – u shpreh Tereza Koçovska, Institut për analiza ekonomike Finance Think

Dhe derisa papunësia sipas statistikave shënon ulje, edhe më tej çdo i dyti i ri në Maqedoni deri në 24 vjet është i papunë. Shkalla e papunësisë tek të rinjtë përfundimisht me tremujorin e fundit të vitit të kaluar është 44%. Statistika shtetërore ka llogaritur se numri i burrave të papunë të moshës 15-24 vjet në tre muajt e fundit të vitit 2018 është rritur krahasuar me vitin 2017. Në nivel vjetor negative janë edhe të dhënat për shkallën e papunësisë tek të rinjtë, prej 24.5% bie në 22%. Në periudhën e njëjtë është shënuar ulje edhe te papunësia e femrave deri në moshën 24 vjet.

Ile Petrevski

Loading…

TAGS