5 Shkurt 2019 / 18:28
Ndonëse pas shumë thirrjeve nga drejtoria e Klinikës Gjinekologjike “Nënë Tereza”, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Zëvendësministri Ekologjisë, Jani Makraduli, shkuan të shohin nga afër problemin me sistemin e ngrohjes. Pas “ultimatumit” për mbyllje për shkak të ndotjes së lartë nga Qyteti i Shkupit, pushteti qendror nuk po arrin të veprojnë brenda 30 ditësh, andaj si masa të përkohshme kanë gjetur donacion 10 pajisje për pastrimin e ajrit.
Tash fillon procesi, nga pjesët teknike e deri sa të zbatohen sigurisht duhet ca muaj, por do të punohet sipas procedurave ligjore. Besoj se në periudhën e ardhshme nuk do të kemi vështirësi në zbatim dhe gjithçka do të rregullohet- deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Zëvendësministri i Ambientit Jani Makraduli, tha se shumë institucione publike dhe shtetërore, duke përfshire edhe klinikat shëndetësore nëpër Maqedoni, përdorin mazutin si lëndë djegëse. Ai tha se përveç ndotjes, mazuti është i kushtueshëm, andaj në masat urgjente të Qeverisë për pastrimin e ajrit, është përfshirë edhe shpërndarja e sistemit të gazifikimit.
Për fat të keq shteti shpenzon shumë para për mazutin dhe vajin ekstra të lehtë për ngrohje. Andaj ky nuk është vetëm aksion ekologjik por edhe kursim i buxhetit dhe parave të qytetarëve. Ky mbetet prioritet strategjik që në gazsjellësin të kyçim ngrohjen qendrore në ato institucionet publike ku do të jetë e mundur- tha Jani Makraduli, zëvendësministër i MJPH.
Sipas bilancit energjetik të Ministrisë së Ekonomisë, krahas vitit paraprak, në vitin 2018 ka ulje të kërkesës, përkatësisht 72,9 kiloton mazut për përdorim si lëndë djegëse. Kurse, ky raport tregon se këtë vit planifikohet ulja e përdorimit të mazutit për 15,6 kt. Ndërsa sipas planit të autoriteteve për ndryshimin e kaldajave me sistem të gazifikimit, përdorimi i mazutit do të ulen në minimum për shkak të lirimit të shumët të CO2 në atmosferë.
Adnan Qaili
Loading…