UNESCO merr vendimin se muzika ‘reggae’ duhet të ruhet si trashëgimi kulturore

UNESCO ka shpallur trashëgimi kulturore ‘reggae’-n, muzikën e famshme Xhamajkane që është e njohur në gjithë botën me thirrjet e saj për drejtësi sociale, paqe dhe dashuri, dhe si e tillë do të jetë një thesar global që duhet të ruhet me siguri.

Nisur në lagjet e varfra të Kingston në vitet 1960, ‘reggae’ reflektoi kohë të vështira dhe luftë, por gjithashtu mund të jetë muzikë e këndshme me ritmin e saj të veçantë.

Kompozitori dhe interpretuesi më i famshëm i këtij zhanri, Bob Marley, u bë një super-yll global me hitet si “No Woman, No Cry” dhe “Get Up, Stand Up”.

Emra të tjerë që kultivuan këtë muzikë përfshijnë gjithashtu Jimmy Cliff dhe Toots dhe Maytalls, shkruan Reuters, transmeton Telegrafi.

Bob Marley (Foto: Express Newspapers/Getty Images/Guliver)

Ky zhanër muzikor më pas u përhap edhe në Britani, Brazil dhe Afrikë.

“Kontributi i kësaj muzike në diskursin ndërkombëtar për çështjet e padrejtësisë, rezistencës, dashurisë dhe njerëzimit nënvizon dinamikën e elementit si në të njëjtën kohë celebrale, socio-politike, sensuale dhe shpirtërore”, thuhet në një nga deklaratat e UNESCO-s.

UNESCO, me qendër në Paris, agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara, bëri të ditur këtë vendim në një takim gjatë kësaj jave. /Telegrafi/

TAGS