Unitedi dhe Chelsea në garë për Rakiticin

Ivan Rakitic ka futur në ‘luftë’ dy skuadrat angleze, Manchester Unitedi dhe Chelsea që i duan shërbimet e tij.  

Kroati dëshiron të qëndrojë në Camp Nou dhe thuhet se është i gatshëm të hapë bisedimet me klubin për zgjatjen e kontratës së tij.

Ai ka një marrëveshje deri në verën e vitit 2021, por nuk përjashtohet një largim i mesfushorit në verë.

Lexo po ashtu:

Sipas gazetës Sport, gjigantët katalunas nuk kanë plane për të diskutuar një marrëveshje të re me 30-vjeçarin.

Rakitic ka fituar gjithçka me Barcelonën (Getty Images)

Kjo gjë thuhet se ka vënë në alarm skuadrat e interesuara për Rakiticin, sidomos ato angleze nga Liga Premier.

Gazeta Sport raporton se Djajtë e Kuq dhe Chelsea kanë kërkuar informacione nga Barcelona për disponueshmërinë e Rakiticit.

Lexo po ashtu:

Përveç dy skuadrave angleze, Rakitic është lidhur edhe me një transferim në Serie A te Interi.

Në rast largimi, Barcelona do të fitonte së paku 60 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/

TAGS