Unitedi ka gati 45 milionë euro për Pochettinon si zëvendësues të Mourinhos

Unitedi ka gati 45 milionë euro për Pochettinon si zëvendësues të Mourinhos

Manchester Unitedi ka etiketuar trajnerin argjentinas të Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino si zëvendësuesin ideal të Jose Mourinhos.

Mourinho po kalon ditë të vështira në Old Trafford pasi skuadra është në pozitën e tetë dhe nuk po tregon rezultate pozitive.

Këto rezultate dhe raportet jo të mira me shumë futbollistë kanë bërë që Mourinho të lidhet me një largim nga Unitedi.

Lexo po ashtu:

Përveç kësaj, mediat angleze kanë filluar të shkruajnë edhe për zëvendësuesin e Mourinhos në stolin e Djajve të Kuq.

Mourinho mund ta ketë sezonin e fundit te Unitedi (Getty Images)

Sipas mediumit The Sun, drejtuesit e klubit kanë vendosur Pochettinon si prioritet kryesor për të zëvendësuar Mourinhon.

Drejtuesit e Unitedit thuhet se janë të gatshëm të paguajnë edhe 40 milionë funte apo 45 milionë euro për të prishur kontratën e argjentinasit me Spurs.

Pochettino pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit nga Old Trafford (Foto: Getty Images)

Trajneri i Tottenhamit shihet nga Unitedi si opsioni i vetëm që mund të punojë nën presionin që jep stoli i Djajve të Kuq.

Pochettino mendohet të marrë drejtimin e klubit anglez në verën e vitit 2019, nëse Mourinho dështon ta zë një vend të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

TAGS