Unitedi ka gati ofertën për Bale, përfshinë edhe Martialin  

Unitedi ka gati ofertën për Bale, përfshinë edhe Martialin  

Manchester United ka bërë gati ofertën që do t’ia bëjë Real Madridit për yllin uellsian, Gareth Bale.            

Djajtë e Kuq kanë përfunduar në vendin e dytë në Ligën Premier dhe janë në finale të Kupës FA, ku do të takohen me Chelsean.

Megjithatë, dështimi në Ligën e Kampionëve ka bërë që drejtuesit e Djajve të Kuq të mendojnë përforcimin e skuadrës gjatë afatit kalimtar veror.

Lexo po ashtu:

Emri i yllit të Real Madridit, Bale, është njëri nga më të kërkuarit e skuadrës nga Old Trafford.

 Martial pritet të përfshihet në ofertë (Getty Images)

Sipas mediumeve spanjolle, Unitedi ka bërë gati ofertën që do ta bëjë në drejtim të Mbretërve për sulmuesin e tyre anësor.

Mediumi Don Balon raporton se klubi i madha anglez ka përgatitur 60 milionë euro dhe plus një lojtar për shërbimet e Bale.

Lexo po ashtu:

Bale ka gjetur vështirësi të luaj këtë sezon nën drejtimin e Zinedine Zidanes dhe thuhet se ka kërkuar një largim nga Santiago Bernabeu këtë verë.

Djajtë e Kuq besojnë se me ofrimin e Anthony Martial në marrëveshje do të ndihmojë në uljen e çmimit të kërkuar nga Reali prej 100 milionë eurosh.  /Telegrafi/

TAGS