Unitedi mposht Brightonin dhe kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup

Manchester Unitedi ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Brightonit në çerekfinale të FA Cup.

Mysafirët u treguan të rrezikshëm, por në fund provoja e Djajve të Kuq triumfoi.

Romelu Lukaku në momentin e golit ndaj Brightonit (Foto: Getty Images)

Rasti i parë për gol i takojë Brightonit, që në minutën e 32-të rrezikuan me anë të Lewis Dunk.

Pesë minuta më vonë shënoi Romelu Lukaku pas asisimit nga Nemanja Matic.

Në pjesën e dytë mysafirët rrezikuan me Pascal Gross (51′), Jurgen Locadia (57′, 67′).

Jose Mourinho dhe Matias Ezequiel Schelotto gjatë një momenti të ndeshjes (Foto: Getty Images)

Por, siç thotë edhe ligji i pashkruar në futboll, “kur nuk shënon, pëson”, Matic doli edhe një herë në skenë, këtë herë me gol në minutën e 84.

Kundërshtari i ardhshëm i Man Utd në gjysmëfinale do të mësohet pas shorit. /Telegrafi/

TAGS