“Unknown”, emri i ri i muzikës hip-hop që shumë shpejt do ta “njihni”

“Unknown” ashtu si emri i tij artistik mund të jetë “I panjohur” për momentin për shumë njerëz, por jo edhe për shumë kohë.

Reperi i ri kosovar Unknown, emri i vërtetë i së cilit është Vitkor, ka publikuar deri më tani dy projekte muzikore, të cilat janë mirëpritur nga publiku.

Foto: Unknown/Instagram

“Rose e Titanikut” dhe “Inspirim” mbajnë titullin dy këngët e reja të tij, të cilat janë punuar në studion “Inrecordss”.

Lexo po ashtu:

Ai në një prononcim për Telegrafin, tregon nisjen e këtij rrugëtimi në hip-hop, duke besuar se do të arrijë suksesin që dëshiron.

“‘Rose e Titabnikut’ është kënga ime e parë, është një projekt i cili tregon fazat e ndarjes të dy të dashuruarve, ku si pikësynim është ‘Karma’, pra fuqia e hakmarrjes, pjesa e ftohjes nga fenomeni i dashurisë…”, ka thënë Unknown për Telegrafin.

I njëjti ka treguar më pas edhe thelbin e projektit të dytë të tij me titull “Inspirim”, i cili rikthen stilin e dikurshëm të muzikës hip-hop.

“‘Inspirim’ mund të them është një projekt i cili prekë temat shoqërore në përgjithësi, realiteti jonë në Kosovë deri te reperët që po këndojnë tallava…ku si pikësynim në atë këngë është një thirrje për rikthimin e stilit ‘old-shcool’ sërish”, ka thënë tutje Unknown.

Në përfundimin e bisedës, ai thotë se do vazhdojë të punojë rreth këngëve të reja, duke parë faktin se këto dy projekte janë pritur mirë.

“Do vazhdoj të punoj në këngë të reja, duke shpresuar të sjell vlera të vërteta në hip-hop. Mirëpritja e këtyre dy këngëve nga publiku është një shtysë që unë të punoj edhe më tutje”, ka përfunduar ai.

Përveç këngëve në YouTube, Unkown ka filluar të jetë tashmë një emër mjaft i ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Foto: Unknown/Instagram

TAGS