14 Shtator 2018 / 11:22
Shteti federal amerikan Karolina Veriore është goditur nga erëra të fuqishme dhe shira të dendur të shkaktuara nga uragani Florens mbi Oqeanin Atlantik.
Uragani Florens ndonëse dje ka dobësuar intensitetin e saj sërish vazhdon të përparojë në vend duke shkaktuar shumë dëme materiale, ndërsa ende nuk raportohet për të lënduar në njerëz.
Edhe pse uragani Florens ende nuk ka mbërritur, guvernatori i Karolinës Veriore, Roj Kuper urdhëroi evakuimin e mijëra banorëve nga zonat më të ekspozuara bregdetare.
Florens shkakton erëra me shpejtësi prej 175 kilometra në orë dhe shira të dendur.