Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip, u dërgoi urim pjesëtarëve të etnisë shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Të nderuar qytetarë!
Krijimi i alfabetit dhe kodifikimit të një gjuhe është një nga hapat më domethënës të vetidentifikimit të një populli. 22 Nëntorit është ditë e rëndësishme për popullin shqiptar, por edhe për gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut, meqë, në këtë datë të vitin 1908, intelektualët shqiptarë të Kongresit të Manastirit morën vendim për unifikimin e alfabetit shqip. Me këtë praktikisht u nxit ngritja politike, kulturore e arsimore e shqiptarëve.
Duke e kremtuar këtë festë, ne si shoqëri bashkëkohore, multietnike dhe multikulturore i dëshmojmë angazhimet tona për ndërtim të një shoqërie për të gjithë, ashtu si edhe një të ardhme më të mirë e më të ndritshme për çdo qytetar tonin. Respektimi dhe vlerësimi i dallimeve ndërmjet vete janë ato që na afrojnë, bashkojnë dhe na bëjnë unikë në menaxhimin e sfidave.
Së këndejmi, në këtë rast, dua bashkësisë etnike shqiptare t’ia uroj Ditën e Alfabetit, kurse të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i porosis se rruga e vërtetë e ndërtimit të shtetit evropian është përmes respektimit, bashkëpunimit dhe përbashkësisë.
Gëzuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip!
Stevo Pendarovski
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Data 19.04.2024
Aktuale
- Osmani në takim me Forumin e gruas dhe Forumin e të rinjve të BDI-së
- “Duhet me i falë pesë vaktet e namazit”, Shkendije Mujaj tregon mashkullin ideal për të
- Thaçi: Albin Kurti nuk ka asnjë njeri në RMV
- Le të kontribuojmë për siguri më të madhe të fëmijëve në komunikacion
- Pasi i shpëtoi tmerrit në Dubai – Adelina lajmërohet sërish, nuk përmbahet në këtë veshje
- Nagelsmann e rinovon kontratën me Gjermaninë
- Taravari: Do të kujdesëm që nga Kushtetuta të eliminohet përkufizimi fyes i gjuhës shqipe si “gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve”
- Vazhdon fushata zgjedhore – Prof. Dr. Sylejman Baki në takim me banorët e Velesit