Ushqimet që duhet t’i hani pasi keni humbur gjak

Ushqimet që duhet t’i hani pasi keni humbur gjak

Humbja e gjakut pas një operacioni, aksidenti ose në çfarëdo mënyre tjetër duhet të zëvendësohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në treg ka ilaçe për të rritur prodhimin e gjakut, por ka dhe mënyra të tjera për të zëvendësuar sasinë e gjakut të humbur. Në një gjendje të tillë, niveli i hekurit bie duke rritur rrezikun për anemi. Për fat të mirë, ka mënyra më të shëndetshme për të nxitur shumimin e qelizave të gjakut dhe qarkullimin e tij.

Çfarëdolloj mishi

Kur bëhet fjalë për rritjen e niveleve të hekurit, mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të shtoni mishin e shpendëve, peshkut në dietën tuaj pasi trupi juaj përthith më shumë hekur përmes këtyre ushqimeve në krahasim me ato me bazë bimore. Mishi i shpendëve përmban vitamina B, B6 dhe B12 ndërsa peshku, mishi i viçit dhe mëlçia përmbajnë kalium.

Ujë kokosi

Nëse keni dhuruar gjak, një nga mënyrat më të shpejta për të zëvendësuar gjakun tuaj është të pini ujë kokosi. Kaliumi i pranishëm në këtë pije mund të ndihmojë organizmin të nxisë procesin e formimit të qelizave të gjakut.

Perime dhe fruta

Mos harroni të përfshini perime dhe fruta në dietën tuaj pasi këto mund të furnizojnë trupin tuaj me folate, vitaminë C, B1, B6 dhe B12 dhe vitaminë K. Vitamina C është përgjegjëse për përthithjen e hekurit ndërsa vitamina B12 dhe folatet ndihmojnë trupin të krijojë qelizat e kuqe të gjakut. Sa i përket vitaminës K, kjo vitaminë është e nevojshme për mpiksjen e gjakut pas një plage në lëkurë.

Drithëra dhe fruta të thata

Për vegjetarianët, shtimi i fasuleve, bishtajoreve dhe frutave të thata në dietën tuaj është një mënyrë për të pasuruar gjakun tuaj. Këto ushqime përmbajnë sasi të larta hekuri, vitaminë B dhe folate të cilat janë thelbësore në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

TAGS