Ushqimet që mund të hani pa patur frikë se shtoni në peshë

Ushqimet që mund të hani pa patur frikë se shtoni në peshë

Ushqimi është padyshim një nga faktorët kryesore që ndikojnë në shëndetin e gjithsecilit. Nëse keni nisur një dietë të shëndetshme ushqimore, por sërish ndiheni të uritur, disa ushqime mund t’i konsumoni pa u ndjerë në faj, pasi nuk do ju shtojnë në peshë.

Selino

Rreth 95% e selinosë është e përbërë nga uji. Një fakt i tillë ju ndihmon që të humbni peshë dhe të detoksifikoni trupin tuaj.

Patëllxhanët

Lajmi i mirë për këtë perime është se një porcion me patëllxhanë të pjekura  pa vaj përmban vetëm 24 kalori. Kështu që ju mund ta shijoni këtë perime të shijshme pa u kufizuar aspak.

Portokalli dhe agrumet

Jo të gjitha frutat janë të rekomanduara nëse doni të humbni peshë, por agrumet dhe portokallet duket se bëjnë përjashtim. Ato janë të pasura me substanca si fibra dhe vitamine C. Agrumet ju ngopin dhe ndihmojnë në tretjen e ushqimit si dhe në pastrimin e mëlçisë.

Kastraveci

Një perime shumë e domosdoshme për të gjithë ata që duan të humbin peshë, nuk ka kalori kështu që mund ta konsumoni pa u ndjerë në faj.

Domatja

Mos u trembni për t’i shtuar domatet në sallatën tuaj, pasi ato kanë vetëm 25 kalori dhe do të merrni shumë vitamina B2, kalium dhe fibra

TAGS