Ushtria izraelie vret dy fëmijë palestinezë

Ushtria izraelie vret dy fëmijë palestinezë

Dy fëmijë palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë dje gjatë protestave të “Marshit të Kthimit të Madh” të zhvilluar në Rripin e rrethuar të Gazës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Eshref el-Kudra, në deklaratën me shkrim njoftoi se palestinezi Ahmet Misbah Ebu Tuyur (16) i plagosur dje gjatë protestave paqësore në lindje të qyteti Refah, sot ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, 17 vjeçari Bilal Mustafa Hafaca humbi jetën dje nga zjarri i hapur i ushtarëve izraelitë. Ndërsa në protestat e organizuara në vendet e ndryshme të Gazës, janë plagosur 100 palestinezë në mesin e të cilëve 12 fëmijë.

Që nga 30 marsi, palestinezët rregullisht organizojnë protesta paqësore në kufirin e Rripit të bllokuar të Gazës me Izraelin nën moton “Marshi i Kthimit të Madh”, me rastin e Ditës së Tokës, 42-vjetorit të pushtimit të një pjese të madhe të territoreve palestineze nga ana e Izraelit më 30 mars të vitit 1976.

Gjatë protestave, Izraeli ka hapur zjarr me plumba të vërtetë ndaj popullatës e cila kërkon “heqjen e bllokadës ilegale që është vendosur në Gaza nga viti 2006 dhe kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar”.

Nga 30 marsi, forcat izraelite kanë martirizuar mbi 170 persona ndërsa janë plagosur mbi 18 mijë palestinezë. /AA/