Ushtronte dhunë në familje, arrestohet babai i aktores së njohur

Ushtronte dhunë në familje, arrestohet babai i aktores së njohur

Babai i aktores amerikane, Lindsay Lohan është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje, sipas një raporti policor të “Dailymail”.





Ish-bashkëshortja e tij, Kate Major e ka akuzuar Michael Lohan duke pretenduar se ai do ta sulmonte në shtëpinë e saj. Major e cila bëri kërkesën për ndarje nga bashkëshorti, deklaroi se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Sipas Kate, bashkëshorti kishte kërkuar për shërbime eskorte gjatë një udhëtimi në Houston. Oficerët janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.

Ndërkohë, Lindsay ende nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këtë çështje dhe arrestimin e të atit.

TAGS