UT: Gëzuar 111 vjetorin e Ditës së Alfabetit – Kongresit të Manastirit

UT: Gëzuar 111 vjetorin e Ditës së Alfabetit – Kongresit të Manastirit

Në emër të Universitetit të Tetovës, të gjithë shqiptarëve ua përcjell urimet e MEDIAL më të sinqerta me rastin e 111 vjetorit të Ditës së Alfabetit – Kongresit të Manastirit.

Kongresi i Manastirit është monumenti më i madh kombëtar për të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen.

Rëndësia e Kongresit të Manastirit është e shumanshme, në radhë të parë për kulturën shqiptare, për lëvrimin shkencor e letrar të gjuhës, por mbi të gjitha për zhvillimin e arsimit kombëtar.

Që atëherë e deri më sot, gjuha shqipe dhe alfabeti ynë kaloi një rrugë me shumë sfida, por të suksesshme, që të gjithë neve na bën krenarë.

Ne përkulemi me nderimin më të madh për të gjithë aktorët e kësaj ngjarjeje kaq të madhe historike dhe dinjitetshëm e nderojmë ditën e Alfabetit shqip në përvjetorin e tij të 111-të.

Gëzuar Festën e Alfabetit!