Vajza e këngëtares Safete Mustafa, Elsa Hoti është gati për debutim në muzikë

Jo të paktë janë emrat e sotëm në muzikë, të cilët talentin e kanë trashëguar nga prindërit e tyre muzikantë.

E tillë është Elsa Hoti, e cila është e bija e njërës prej motrave Mustafa, konkretisht Safetes.

Elsa është bërë gati që të nisë rrugëtimin e saj në muzikë, frymëzuar nga e njëjta rrugë që ka ndjekur e ëma e saj.

Kënga e saj ka përfunduar së incizuari, do të jetë ritmike dhe për kompozimin e saj është kujdesur producenti Nurteel.

Lexo po ashtu:

Ky projekt do të vizualizohet edhe me klip, xhirimet e të cilit kanë përfunduar dhe pritet vetëm finalizimi i tij.

Nga fotografitë që Elsa ka hedhur në rrjetet sociale, shihet se skenat në klip do të jenë mjaft atraktive, duke nxitur edhe më shumë kureshtjen te ndjekësit e saj.

Mbetet të shihet se sa do të jetë i suksesshëm debutimi i saj në tregun e muzikës vendore. /Telegrafi/

TAGS