“Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri”, flet gruaja e aksidentuar: Më hodhi dy metra më tutje, më pa dhe vazhdoi

“Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri”, flet gruaja e aksidentuar: Më hodhi dy metra më tutje, më pa dhe vazhdoi

Ditën e sotme në media qarkulloi një lajm, se moderatorja Ilda Bejleri ka shtypur një zonjë në vijat e bardha me një makinë të zezë “X5”, pranë Drejtorisë së Policisë, Tiranë.





Pas lajmeve të publikuar, moderatorja reagoi përmes një postimi në “Instastory”, ku sqaroi se është një shpifje.

Por, “Dritare.net” ka siguruar një deklaratë të zonjës, e cila pretendon se është aksidentuar nga Ilda.

“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi.  Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte. Ajo u tha: “Pse këtu kalohet?” Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital. Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer. Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm. Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi. Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri.”- thotë zonja me inicjale E.Gj

TAGS