Vajzat janë po aq të mira në matematikë sa djemtë

Vajzat janë po aq të mira në matematikë sa djemtë

Vajzat janë po aq të mira në matematikë sa djemtë, sugjeron studimi i ri i publikuar të premten, shkruan Dailymail, transmeton Express.

Hulumtuesit nga Universiteti Carnegie Mellon, kanë përdorur skanerin, për të matur aktivitetin e trurit të fëmijëve, përderisa ata mësojnë disa ekuacione matematikore. Në këtë studim është vërejtur se gjatë kryerjes së këtyre proceseve, truri i vajzave dhe djemve funksionon në të njëjtën mënyrë.

“Ne kemi vërejtur se truri i të dy gjinive funksionon në mënyrë të njëjtë, kështu që tani e tutje nuk mund të thuhet se truri i djemve i përpunon informacionet matematikore më mirë se vajzat”, tha autori i këtij studimi.

Që nga mosha e hershme, vajzat në ShBA, përballen me shumë stereotipa negative, se ato nuk janë të mira në matematikë, dhe nuk mund të arrijnë aq sa djemtë në fushën e matematikës.

Ky studim edhe një herë ka dëshmuar, që ndryshimet në mes të dy gjinive i krijojnë njerëzit. /Express

TAGS