Valverde flet lidhur me Ligën e Kampionëve, tregon synimin e Barcelonës

Valverde flet lidhur me Ligën e Kampionëve, tregon synimin e Barcelonës
16:09 | 30 Gusht 2019

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka dhënë komentet e tij të para pas shortit të hedhur për grupet e Ligës së Kampionëve, për edicionin 2019/20.

Dje, në Monaco të Francës, Barcelona ka mësuar se kë do të ketë përballë në fazën e grupeve. Grupi i saj doli të jetë ‘grupi i vdekjes’, me Dortmund, Inter dhe Slavia Prague si konkurrentë.

Për Valverde nuk kishte ndonjë surprizë, pasi sipas tij, ka disa vite që skuadra shortohet në grupin më të vështirë.

“Patëm një shortim sikur vitet e kaluara, nuk është ndonjë surprizë. Vitin e kaluar ne fituam tetë ndeshje. Synimi është të jemi të parët në grup” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.net.

“Është e komplikuar. Nevojitet punë e madhe. Kemi rival të fortë” ka thënë tutje trajneri.

Barcelona edicionin e kaluar pati një rrugëtim mjaft të mirë në Ligën e Kampionëve, para se të demolohej në gjysmëfinale, në Anfield, kundër Liverpool. /Lajmi.net/

TAGS