Valverde flet rreth thashethemeve të Neymar

Valverde flet rreth thashethemeve të Neymar
23:31 | 24 Gusht 2019

Ernesto Valverde ka mohuar se thashethemet për një rikthim të mundshëm të Neymar në Barcelonë kanë ndikuar në skuadrën e tij, duke thënë se ata janë mësuar me spekulime të tilla.

E ardhmja e yllit të Brazilit në Paris Saint-Germain mbetet e pasigurt pasi gjigantët e Ligue 1 kanë pranuar të flasin për një shitje të mundshme të sulmuesit.

Real Madrid është diskutuar si një destinacion i mundshëm për Neymar, ashtu si dhe Barcelona, përcjell lajmi.net.

“Sa herë që hapet afati kalimtar ka një pritje të madhe dhe lojtarët si Neymar zgjojnë gjithashtu një pritje të madhe”, u tha Valverde gazetarëve. “Ajo që po ndodh është gjithçka, përveçse e mërzitshme, por ai është një lojtar i PSG dhe ne duhet të përqëndrohemi në ndeshjet tona”.

“Ne jemi mësuar të jetojmë me këto thashetheme. Nëse ato do të ndikonin tek ne, do të ishte e pamundur të luheshin ndeshjet”.

“Kjo është një gjë e zakonshme për ne dhe nuk më duket e jashtëzakonshme. Ne jemi mësuar me të dhe duhet të jetojmë me të”, tha ai. /Lajmi.net/ 

TAGS