Valverde “qan” Interin: Nuk i kuptova fare sonte….

Në përfundim të ndeshjes ndaj Inter në “San Siro” e përfunduar me fitoren e Barcelonës në shifrat 1-2, trajneri i katalanasve ka komentuar ndër të tjera edhe eliminimin sipas tij të padrejtë të zikaltërve.

“Në minutat e para na presuan mirë duke mos na lënë të luajmë, më pas u treguam të aftë të dilnim me topin. Më pas ata në pjesën e dytë ishin pak nervozë sepse nuk po u mbërrinte goli që do tu lejonte të kalonin fazën e grupeve dhe në përfundim fituam”.

“A është i drejtë klasifikimi i fundit? Besoj se Inter kishte nivelin për të ecur përpara. Kanë zhvilluar ndeshje të mëdha në këtë grup. Ishin shumë nervozë për shkak të golit që nuk erdhi kurrë dhe ky fakt luajti një rol vendimtar”, komentoi Valverde.

MEDIAL.mk