Valverde tregon gjithçka para ndeshjes kundër Sevillas

Valverde tregon gjithçka para ndeshjes kundër Sevillas
18:44 | 5 Tetor 2019

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka dhënë të gjitha komentet e tij para ndeshjes kundër Sevillas.

Barcelona do të ketë një sfidë mjaft të vështirë gjatë së dielës, kur përballë do të ketë skuadrën e Sevillas.

Para kësaj ndeshje, skuadra përballet me shumë probleme, si pasojë e lëndimeve, por edhe suspendimeve.

Valverde ka treguar për të gjitha vështirësitë, si dhe ka dhënë opsionet e mundshme për zgjidhjet.

Ja çfarë ka thënë Valverde në konferencën për shtyp.

Rotacioni Dembele – Griezmann?

“Secila ndeshje është ndryshe, ata mund të luajnë edhe së bashku.”

Mungesat në mbrojtje:

“Ne kemi disa opsione… Semedo, Roberto, Wague, Alba? Ne do të presim edhe për stërvitjen e sotshme, ka mundësi se ai luan. Todibo është i shpejtë. Nuk ka frikë, por nuk ka luajtur për ca kohë, por kur ka luajtur, ka treguar kualitet. De Jong mund të luaj në qendër të mbrojtjes, por kemi edhe disa opsione.”

Suarez dhe Messi:

Suarez dhe Messi janë përësri të gatshëm. Këtë e kanë treguar në ndeshjen e kaluar. Ata kanë pasur probleme me dëmtimet, por sa më shumë luajnë, aq më shumë përmirësohen.” /Lajmi.net/

TAGS