Valverde – Zidane, numrat e tyre në El Clasico

Valverde – Zidane, numrat e tyre në El Clasico
16:45 | 18 Dhjetor 2019

‘El Clasico’ nuk do të jetë vetëm një përballje mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Vëmendjen në ndeshjet e këtij niveli marrin edhe trajnerët, këtë rast Ernesto Valvede dhe Zinedine Zidane.

Për Ernesto Valverden, do të jetë hera e 29-të që ndeshet me Real Madridin si trajner, ndërsa e nënta në krye të klubit katalan.

Në këto dy sezonet e fundit ai është përballur me Real Madrid gjithsej tetë herë në të gjitha garat, me një bilanc prej katër fitoreve, dy barazimeve dhe dy humbjeve. Në La Liga, ai nuk ka njohur humbje nga ‘Los Blancos’, me dy fitore në Santiago Bernabeu, dhe me një barazim dhe një fitore në Camp Nou.

Zinedine Zidane do të përballet për herë të tetë me Barcën në krye të Realit. Ai ka një bilanc prej tri fitoreve, dy barazimeve dhe dy humbjeve./Lajmi.net/

TAGS