Van der Vaart: Isco është lojtari më i mirë në botë

Rafael Van der Vaart ka thurë elozhe për mesfushorin spanjoll, Isco Alarcon, teksa ka pasur kritika për ata trajnerët që nuk po i besojnë.

Isco nuk po gjen rahati te klubi mbretëror pasi ka mbetur një rezervistë i përhershëm në skemat e trajnerit Santiago Solari.

Kjo situatë e ka bërë lojtarin të mendojë largimin nga Santiago Bernabeu, pasi është lojtar që dëshiron të luaj më shumë.

Lexo po ashtu:

Edhe ish-mesfushori i Real Madridit, Van der Vaart, i cili u tërhoq nga futbolli në nëntor, është lënë i habitur nga kjo situatë që po kalon Isco.

Isco nuk po kalon kohë të mira te Real Madridi

“Është çmenduri për mua kjo që po ndodh, ai është lojtari më i mirë në botë”, ka thënë fillimisht Van der Vaart për Marca.

“Por, ai gjithmonë ka probleme me trajnerët dhe madje [Zinedine] Zidane kurrë nuk i besoi atij 100 për qind”.

Lexo po ashtu:

“Kur të shkoj për të shikuar Real Madridin, do ta shoh nëse ai starton, nëse nuk është titullar do të shkoj në shtëpi”, përfundoi holandezi.

Ndryshe, holandezi ka luajtur për dy sezone me Mbretërit, ku ka zhvilluar 73 ndeshje duke shënuar 12 gola. /Telegrafi/

TAGS