Van der Vaart këshillon Tottenham për transferimin e yllit të Ajax

Van der Vaart këshillon Tottenham për transferimin e yllit të Ajax
17:16 | 28 Tetor 2019

Rafael van der Vaart ka dhënë një këshillë për skuadrën e Tottenham Hotspur, para fillimit të merkatos së janarit.

Holandezi i cili dikur luante me Spurs, ka dërguar një mesazh për ish skuadrën e tij, lidhur me mesfushorin e Ajax, Hakim Ziyech.

Van der Vaart beson se Ziyech do të ishte një ndihmë e madhe për skuadrën e Spurs, dhe ka nxitur shefin e Ajax, Daniel Levy që të bëjë një lëvizje për lojtarin.

“Shpresoj që ai të shkojë tek Tottenham. I kam dërguar sot një mesazh Levy, i kam thënë: Merrni Ziyech këtë sezon” ka thënë Van der Vaart oër ‘NOS’, transmeton lajmi.net.

“Jam i bindur se ai do të bëhej një sensacion në Londër dhe unë i dëshirojë atij këtë gjë. Shpresoj që Spurs ta marrin atë pastaj do të shohim” ka thënë tutje ish reprezentuesi i Holandës.

Ziyech në edicionin e kaluar ka regjistruar 21 gola në 49 paraqitje, në të gjitha kompeticionet. /Lajmi.net/

TAGS