Van Dijk ka një mesazh për Harry Maguire

Van Dijk ka një mesazh për Harry Maguire

16:45 |

Virgil van Dijk i ka uruar fat Harry Maguire, pasi reprezentuesi anglez është bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Maguire u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, kur Manchester United vendosi të shpenzoi 87 milionë euro për 26 vjeçarin, që deri më tani ka qenë pjesë e Leicester Cityt.

Harry Maguire ka lënë pas Van Dijk, që në vitin 2018 për 75 milionë euro, nga Southampton iu bashkua Liverpoolit.

I ngjajshëm

“Shumë fat për të. Unë nuk mund të them asgjë për këtë (rekordi) sepse gjithmonë do të kishte një kohë kur do të ndryshonte”.

“Ky është tregu. Ai nuk ka asnjë ndikim në këtë, por unë ia uroj më të mirat”./Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

16:45 |

TAGS