Van Dijk nuk mrekullohet nga diferenca e Liverpool me City: Gjithçka është e hapur

Van Dijk nuk mrekullohet nga diferenca e Liverpool me City: Gjithçka është e hapur
22:45 | 7 Tetor 2019

Virgil Van Dijk nuk sheh asgjë të mbyllur në Premierligën angleze.

Liverpool ka krijuar një diferencë prej tetë pikëve me Manchester City, në tetë ndeshjet e para të Premierligës.

‘Reds’ kanë pasur një start perfekt prej tetë fitoreve në tetë ndeshje, por Van Dijk mendon se akoma gjithçka është e hapur.

“Deri më tani, ne kemi marrë të gjitha pikët. Ka gjithmonë vend për përmirësim në lojën tonë dhe ne do të fokusohemi vetëm tek kjo” ka thënë Van Dijk, transmeton lajmi.net.

“Ka shumë periudha të ngarkuara si dhjetori e janari, dhe gjithçka mund  të ndodh akoma” shtoi holandezi.

Van Dijk po vazhdon me paraqitjet e mira dhe mbetet një nga emrat kryesorë në garën për ‘Topin e Artë’. /Lajmi.net/

TAGS