Van Gaal e parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve

Van Gaal e parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve
Tash esht Koha

Ish-trajneri i Manchester Unitedit e ka vlerësuar Liverpoolin si skuadrën më të mirë të mbetur në garë për titullin e Ligës së Kampionëve, duke shtuar se skuadra më e mirë do ta fitojë titullin e kampionit evropian.

Louis van Gaal beson se Manchester City është më i mirë se Barcelona, mirëpo shton se Liverpooli është më i mirë se që të dyja klubet paraprake, në garën për titullin e Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Liverpooli është aktualisht në krye të tabelës së Premierligës, me vetëm dy pikë më shumë se Manchester City, të cilët e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar këtë sezon.

Dyshja angleze janë ende në garë për titullin e Ligës së Kampionëve, bashkë me Manchester Unitedin. Manchester City e mposhti Schalkes me lehtësi për t’u kualifikuar në çerekfinale, ndërsa Liverpooli e pati më të vështirë kundër Bayern Munichut.

Van Gaal beson se që të dy ekipet janë më të mira sesa klubi tjetër që konsiderohet favorit për titullin e Ligës së Kampionëve, Barcelona.

“Njerëzit mendojnë se Barcelona është më e mira, por nuk është. Manchester City dhe Liverpooli janë më të mira si ekipe sesa Barcelona – dhe Liverpooli është ekip më i mirë se Manchester City”, ka thënë Van Gaal për BBC Sports.

“Sipas mendimit tim, ekipi më i mirë do ta fitojë titullin e Ligës së kampionëve, mirëpo unë ende po shpresoj për Manchester Cityn sepse ata e luajnë futbollin më të mirë”. /Gazeta Express/

Tash esht Koha
TAGS