Van Gaal i thotë De Ligt të shkojë tek Barcelona

Van Gaal i thotë De Ligt të shkojë tek Barcelona

Trajneri tashmë në pension, Louis Van Gaal, ka këshilluar talentin holandez, Matthijs De Ligt, për zgjedhjen e tij të ardhshme.

De Ligt ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme me skuadrën e Ajax Amsterdam edhe në kuadër të Eredevisie edhe në Ligën e Kampionëve.

Me paraqitjet e tij dhe lidershipin e treguar në fazën e mbrojtjes së Ajax, shumë skuadra evropiane janë vënë në kërkim të lojtarit.

Ndër skuadrat më favorite për të nënshkruar me të është ajo e Barcelonës, të cilën skuadër ia ka këshilluar edhe Louis Van Gaal.

“Tek Barca ata kanë disa qendër mbrojtës jo shumë të mirë, kështu që ai mund të ketë më shumë minuta aty” ka thënë Van Gaal.

Këshilla e ish trajnerit të Holandës është ngritur mbi kushtin e minutazhit, duke insistuar se në Itali do ta kishte të vështirë të luante.

Mbetet të shihet gjatë afatit kalimtar të verës se cila do të jetë zgjedhja e Matthijs De Ligt për të ardhmen. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS