“VAR-i është i turpshëm” – Kritika të ashpra për referimin në ndeshjen Barcelona – Napoli

“VAR-i është i turpshëm” – Kritika të ashpra për referimin në ndeshjen Barcelona – Napoli

Pjesa e parë e ndeshjes së Barcelonës kundër Napolit në Ligën e Kampionëve ishte e mbushur plot aksion dhe emocione, por nuk munguan as incidentet kontroverse falë ndërhyrjeve të shumta të VAR-it.

Gjyqtari i përballjes Barcelona – Napoli, Cuneyt Cakir, kërkoi ndihmë nga VAR tre herë në 45 minutat e parë të ndeshjes, të cilën në fund e fitoi Barcelona me rezultat 3:1 dhe e arriti fazën çerekfinale, ku do të përballet me Bayern Munichun.

Fillimisht, Napoli u ndëshkua kur goli i parë i ndeshjes, i shënuar nga Clement Lenglet, u vlerësua i rregullt, përkundër që përsëritjet tregonin se mbrojtësi e kishte shtyrë kundërshtarin e tij para se në të shënonte gol në minutën e dhjetë.

Lionel Messi pastaj e dyfishoi epërsinë e Barcelonës me një gol mbresëlënës individual, vetëm pak para se të ndëshkohej nga VAR-i pak minuta më vonë, pasi iu anulua një gol i dytë.

Argjentinas kishte menduar se e kishte shënuar golin e tij të dytë të ndeshjes pasi u duk se e ndali me gjoks topin e harkuar në zonë nga Frenkie de Jong, mirëpo goli iu anulua pasi Cakir mendonte se ai e përdori krahun për ta kontrolluar topin e harkuar, gjë të cilën nuk e tregojnë incizimet e ndeshjes.

Drama në Camp Nou nuk përfundoi me kaq, pasi që VAR ia dha Barcelonës një penallti, pasi kapitenit ia shkelmoi këmbën në zonë Kalidou Koulibaly. Leo ishte ende duke u kthjellur nga ajo ndërhyrje, kështu që penalltinë e shënoi Luis Suarez.

Më së pakti dyshim solli goli i vetëm i Napolit i shënuar në këtë ndeshje, pasi penalltia e akorduar ishte e qartë dhe ajo u shënua nga Lorenzo Insigne.

Të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjet me arsye për ta vënë në dyshim VAR-in dhe atyre iu bashkuan shumë tifozë të futbollit, që e shprehën zemërimin e tyre në rrjete sociale.

“VAR është një turp i vërtetë. Iu deshën katër minuta për të vendosur se ajo ishte penallti. Kjo është një shaka dhe po e shkatërron ritmin e lojës. Nuk ka pse të duhet kaq shumë kohë. Koulibaly qartësisht e faulloi Messin nga prapa dhe kjo është një penallti e qartë”.