Varvitsiotis: Hapja e negociatave me Maqedoninë e V dhe Shqipërinë, qëndrueshmëri në rajon

Varvitsiotis: Hapja e negociatave me Maqedoninë e V dhe Shqipërinë, qëndrueshmëri në rajon

Greqia beson se hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një mjet efikas për paqen dhe stabilitetin e rajonit, deklaroi ministri i Jashtëm alternativ grek, Miltiadis Varvitsiotis në një seancë dëgjimore në  Komisionin parlamentar grek për Mbrojtjen Kombëtare dhe Punët e Jashtme, sipas medieve greke.

”Greqia është në favor të BE-së për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi ai.

Ai tha se Greqia gjithmonë ka mbështetur politikën europiane të zgjerimit për përfshirjen e  vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Greqia beson se ky është një mjet efikas për të arritur paqen, stabilitetin dhe prosperitetin për rajonin dhe më gjerë”, theksoi Varvitsiotis.

Loading…