Vashat e Bashkimit fitojnë Supekupën e Kosovës

Vashat e Bashkimit fitojnë Supekupën e Kosovës
19:51 | 24 Shtator 2019

Vajzat e Bashkimit janë fituese të Superkupës së Kosovës për sezonin 2018/2019.

Vashat nga Prizreni kanë mposhtur në finale Prishtinën, me rezultat 83:70.

Finalja e zhvilluar në Rahovec, u dominua nga skuadra prizrenase, e cila në fund fitoi me 13 pikë epërsi.

Basketbollistja më e mirë te Bashkimi në këtë fitore ishte Khadija Brown, me 32 pikë të shënuara.

Kujtojmë se nga ora 20:30, zhvillohet finalja në kategorinë e meshkujve, mes KB Rahovecit dhe KB Prishtinës./Lajmi.net/

TAGS