AlternAtiva e Afrim Gashit, në saje të platformës ” Vatra jonë – Alternativa jonë”, mbrëmë ka realizuar takim me banorët e lagjes “Dizhon” të Çairit.
Në bashkëbisedim me banorët e kësaj ane, u bisedua mbi platformë sensibilizuese për parandalimin e shpërnguljes nga vendi “Vatra jonë” dhe aktualitetin politik në vend.
Në vazhdën e këtyre takimeve, Alternativa si parti e qendrës së djathtë – është promotore e odës dhe vatrës shqiptare.
#VatrajonëAlternativajonë