Vazhdojnë kontaktet mes Barcelonës dhe Valencias – Synohet shkëmbimi i portierëve

Vazhdojnë kontaktet mes Barcelonës dhe Valencias – Synohet shkëmbimi i portierëve
11:21 | 24 Qershor 2019

Kontaktet mes skuadrave spanjolle Barcelona dhe Valencia janë duke vazhduar intensivisht.

Kampionët e La Liga dhe Valencia janë duke negociuar për shkëmbimin e portierëve Jasper Cillessen dhe Neto.

Trajneri i Valencias nuk e pëlqen Neton dhe preferon të ketë shërbimet e Cillessen, por tek Barcelona besojnë se portierët nuk mund të vlerësohen njësoj, pasi holandezi shihet si superior në krahasim me brazilianin, shkruan ‘Mundo Deportivo’, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, portieri i katalanëve ka kërkuar me ngulm largimin tash e një kohë, pasi e sheh vetën si të pafuqishëm që ta lëkund vendin e Ter Stegen.

Thuhet se në bisedimet për shkëmbimin e portierëve po flitet edhe për emrat e Rafinha Alcantara dhe Denis Suarez.

Barca është në nevojë që të shes një numër të lojtarëve për të balancuar të hyrat dhe të shpenzuarat.

Largimi i dy mesfushorëve dhe Cillessen drejt Valencias do të lironte hapësira të mëdha në skuadër. /Lajmi.net/

TAGS