5 Tetor 2018 / 15:21
Skandal i ri me autostradën Ohër-Kërçovë. Autostrada është projektuar të ndërtohet mbi rezervuarin për ujë në Kërçovë, i cili i komplikon gjërat për të ndryshuar trasenë. Këtë e bëri të ditur njeriu i parë i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Zoran Kitanov.
Rruga është projektuar dhe mbi të edhe mbikëqyrja me forcat e saj, dhe me riprojektimin e ka riproektuar rrugën në mënyrë që e gjithë kjo të mund të funksionojë dhe të jetë rezervuari atje ku duhet të jetë rruga. Por, për ta lëvizur një trasë100 metra e gjithë ajo kushton”- u shpreh Zoran Kitanov, drejtor i NP Rrugë shtetërore.
Kitanov shpreson se autostrada do të përfundojë plotësisht deri në afatin përfundimtar, në vitin 2021.
Qëllimi ynë është që nga Ohri deri tek tuneli pjesërisht të lëshohen në përdorim ashtu si do të jenë gati pjesët e rrugës. Por, ajo nuk do të jetë një kilometër apo dy, por 5,10 apo 15 kilometra dhe kështu të lehtësohen edhe komunikacioni”- theksoi Zoran Kitanov, Drejtor i NP Rrugë shtetërore.
Sot, u bë inspektimi i njërit nga tunelet për të cilin u tha se ishte planifikuar të punohet në një shkëmb, pa hetime paraprake gjeologjike dhe për çka janë nevojitur më shumë para. Zv.kryeministri Koço Angjushev tha se për të gjitha punët shtesë që duhen bërë, çmimi në mes të kontraktorit kinez dhe kompanive maqedonase është reduktuar.
Më parë kjo diferencë e çmimeve ishte mbi 50%, tani kjo diferenca e çmimeve do të reduktohet sipas propozimeve ndërkombëtare deri në 10%.Mendoj se me të gjitha kursimet e tunelit dhe punëve shtesë, do të bëjmë kursime të konsiderueshme nga fondet fillestare që ishin të nevojshme, në atë që në fund vlera e kursimeve të kësaj autostrade do të jetë prej 70 deri në 100 milionë euro”- pohoi Koço Angjushev, zëvendës kryeministër.
Angjushev tha se aneksi i fundit i marrëveshjes këto ditë do të kalojë në Kuvend, pas çka punët do të vazhdojnë intensivisht. Paralajmërimet janë se së pari do të lëshohet pjesa nga Ohri deri në fshatin Vërbjan në një distancë prej 30 km, dhe më pas në pjesën e Kërçovës.
Miki Trajkovski