Vazhdon djegia e pyjeve të Kosovës (Video)

Djegia e pyetjeve në qytete të ndryshe të Kosovës ka vazhduar edhe gjatë 24 orëve të fundit, ku kanë qenë gjashtë raste.

Sipas Policisë, mbrëmë si pasoje një zjarri gjatë pastrimit të një pemishte në fshatin Dumnicë e epërme, të Podujevës, ishte djegur një pyll pronë private. Njësit e zjarrfikësve kanë dal në vende ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Ndërsa, në fshatin Krojmir të Lipjanit, edhe dje janë përfshirë nga zjarri rreth pesë hektar me pyll. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse. Nuk raportohet për të lënduar.

Po ashtu, në fshatin Dresnik të Klinës, raportohet për një zjarr në një hapësirë fushore dhe malore dhe si pasojë  ishte përfshi edhe një shtëpi e pabanuar e pronarit mashkull serb, i cili nuk jeton në Kosovë. Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit  kanë dal në vendin e ngjarjes.

Kurse, në Pejë kishte dy raste. Njëri në fshatin Babiq, ku i dyshuari i ka vënë zjarrin një sipërfaqe prej 80 ari të pyllit të tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. E rasti tjetër ka ndodhur në rrugën ‘Asllan Qeshëm’, ku raportohet se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një pylli .Në vende ngjarje kanë dal njësit përkatëse dhe zjarrfikësit të cilët kanë  lokalizuar zjarrin .Nuk raportohet për të lënduar.

Kurse, në Prizren, është raportuar për një zjarr në një pjesë të pyllit në fshatin Jeshkovë dhe Billushe në një teren shumë të vështirë.

Njësit e zjarrfikëseve kanë dal në vendin e ngjarjes, mirëpo tereni është vlerësuar i vështirë . Zjarrfikësit janë në përpjekje për shuarje të zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar.

TAGS