Vazhdon forma e dobët e Milanit, mposhtet nga Torino

Vazhdon forma e dobët e Milanit, mposhtet nga Torino

Milan është mposhtur në javën e 34-të në Serie A nga Torino.

Milan ka humbur në udhëtim te Torino me rezultat, 2:0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, gjersa torinasit e dominuan pjesën e dytë, duke shënuar dy gola.

Andrea Belotti e hapi llogarinë e golave, duke shënuar në minutën e 58′-të, gjersa epërsinë e dyfishoi Berenguer (69′).

Milan mbeti me 10 lojtarë në fushë, pasi kapiteni Alessio Romagnoli u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë brenda pak minutash.

Pas xhiros së 34-të, Milan renditet në vendin e gjashtë me 56 pikë, po aq sa ka edhe Torino në të pestin. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS