Vazhdon hapja e arkivave, 2po2 publikon fotografi të 10 viteve më parë

Është bërë në trend tashmë sfida e publikimit të imazheve të 10 viteve më parë.

Kjo gjë po ndodh edhe me personazhet VIP shqiptarë, të cilët po ndajnë me ndjekësit e tyre fotografi apo video të ndryshme të realizuara mbi 10 vite më parë.

Lexo po ashtu:

Një gjë të tillë ka vendosur së fundmi ta bëjë edhe reperi 2po2, i cili ka publikuar së fundmi një imazh ku bënë krahasimin e dukjes së tij të tanishme me atë të 10 viteve më parë.

Dallimi në fotografi nuk është aq i madh, kjo ngase ati ka ruajtur stilin e tij unik edhe me kalimin e viteve.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për karrierën e suksesshme tash e sa vite.

2po2 përndryshe është shumë aktiv në tregun e muzikës me projekte të shumta muzikore, të cilat gjithnjë mirëpriten nga publiku.

Kënga e tij e fundit është “Vida”, të cilën ai e solli muaj më parë, dhe ka arritur mbi 800 mijë shikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/

TAGS