Si pjesë e aktiviteteve të kontrollit të intensifikuar njëmujor ndaj transportit publik në Tetovë dhe Gostivar, dje janë zbuluar gjithsej 13 automjete ,(Tetovë-6 dhe Gostivar-7), kryesisht furgonë, pronarët e të cilëve nuk kishin licencë për të kryer një transport të tillë informon Tetovasot. Pronarëve të automjeteve u janë përgaditur padi adekaute penale sipas nenit 284 A të Kodit Penal për “kryerjen e transportit publik pa licencë” dhe do të përballen me sanksionet e parapara ligjore.
Dje, gjithashtu në Tetovë, janë zbuluar 4 persona të cilët kanë drejtuar automjetet pa kaluar testin për patentë shoferi apo patentë të vlefshme për shofer, si dhe 5 vetura të keqparkuara. Shkeljet e zbuluara janë kompletuar duke përgatitur parashtresat përkatëse.
Aktivitetet kontrolluese në Tetovë dhe Gostivar do të vazhdojnë në periudhën ardhëshme dhe paralelisht do të kontrollohen se sa respektohet nga transporti publik vendimi i qeverisë për shfrytëzimin e 50 për qind të kapacitetit në automjete.
Data 26.04.2024
Aktuale
- Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
- Taravari i përgjigjet Mickoskit: Fokusi ynë është 8 maji dhe rritja e numrit të deputetëve
- Taravari: 8 maji është afër, së shpejti dikush mund të ketë vërtetë nevojë për tableta
- Nuk mund ta besoni se me çfarë lehtësie vallëzon Sabri Fejzullahu
- Dy grante prej rreth një milion euro për arsim profesional në mjekësi, IT, profesionin makinerik dhe elektrik
- Taravari: Unë jam mjek, di dhe kam të drejtë të jap ilaçe
- Mbi 24 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme presidenciale
- Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin