Vazhdon protesta para Qeverisë, i pranishëm edhe ambasadori Çarls Geret

Është duke vazhduar në mënyrë të qetë protesta para Qeverisë. Protestuesit po brohorasin “Nuk ka paqe nuk ka drejtësi”, “Dorëheqje”, “Poshtë Qeveria”. Sipas gazetarit të televizionit Shenja, i pranishëm është edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Gareth.

Protesta filloi para Prokurorisë Speciale dhe më pas vazhdoi tek Kuvendi ku policët ndaluan protestuesit.
Më pas protestuesit u nisën për të godina e Qeverisë nga Ura e Gurit por atje përsëri u ndaluan nga policia. Më në fund protestuesit arritën tek Qeveria pasi që policia i lëshoi ata tek posta kryesore e Maqedonisë.

Për momentin situata është e qetë para Qeverisë dhe nuk janë vërejtur incidente.