Vdekja e Astorit ende mister, u falsifikuan dokumentet

Vdekja e Astorit ende mister, u falsifikuan dokumentet
17:56 | 7 Korrik 2019

Një raport i ri pretendon se policia po heton mjekët për falsifikimin e raporteve mjekësore nga vdekja e kapitenit të Fiorentinës Davide Astori.

Lojtari vdiq në gjumë në hotelin e ekipit përpara një ndeshjeje me Udinese më 4 mars 2018, 31 vjeç.

Arsyet për vdekjen e tij të papritur nuk janë sqaruar tërësisht, pasi parregullsit e zemrës nuk ishte vërejtur më herët gjatë testeve mjekësore, transmeton lajmi.net.

Tani raporti i La Nazione ka nisur një hetim të ri rreth profesorit Giorgio Galanti, mjeku i fundit që nënshkroi certifikatën se Astori ishte i aftë të luante futbollist profesionist më 10 korrik 2017.

Tashmë thuhet që një dokument është falsifikuar si pjesë e procesit të certifikimit – më 19 prill 2019 – për të bërë të duket sikur Galanti i ka kryer të gjitha testet e nevojshme të atakut kardiak, por ato nuk ishin bërë në atë kohë.

Raporti thotë se dokumentet u falsifikuan nga dikush që bashkëpunoi me Profesor Galanti dhe po punonte për të mbuluar gjurmët e tij.

Kjo gjoja u bë për të ndihmuar në parandalimin e një neglizhenca profesionale që u ngrit kundër tij. /Lajmi.net/ 

TAGS