10 May 2018 / 15:55
Në Maqedoni ekzistojnë maternitete të cilat nuk kanë të punësuar gjinekolog, dhe të njëjtat funksionojnë vetëm për raste shumë urgjente. Këtë e ka treguar analiza e bërë nga ministria e Shëndetësisë e zbatuar në kuadër të strategjisë për parandalimin e vdekshmërisë së foshnjave.
Ekzistojnë maternitete të cilat nuk funksionojnë sepse nuk ka gjinekolog të punësuar në to. Mjekët janë larguar nga spitalet për të punuar nëpër ambulanca amë dhe ata maternitete shfrytëzohen për raste shumë urgjente. Megjithatë aty ku mendojmë se duhet të plotësohet kuadri dhe aparatura, këtë gjë do ta bëjmë. Së pari nëpër spitalet Klinike në Shtip, Manastir dhe Tetovë veçmë kanë filluar të zbatohen masa . Janë paraqitur donatorë për disa aparatura ndërsa për një pjesë tjetër ministria bën plan për furnizim të tyre – deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Në kudër të strategjisë për zvogëlimin e vdekshmërisë së foshnjave ministria e Shëndetësisë dhe Fondi për popullsinë e Kombeve të Bashkuara kanë ndarë mjete prej 107.000 dollarësh për vitin 2018 për zbatimin e disa masave të cilat parashikojnë përmirësimin e gjendjes.
Nëse duam arritje të rezultateve sa i përket përmirësimit të gjendjes së shtatzënave dhe foshnjave, qasja e kualitetit të kujdesit mbi shtatzënitë dhe lindjet duhet të jetë multidiciplinare. Kjo nënkupton të kyçen punonjës shëndetësor si gjinekologë, neonatolog, akusherë, infermierë por gjithashtu edhe prindërit nëna dhe babai – tha Ian Mcfarlane, Drejtor regjional i UNFPA.
Maqedonia ka prekur majat botërore për nga vdekshmëria e foshnjave. Në rajon, Maqedonia radhitet e para për nga vdekshmëria e foshnjave. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë tre muajve të parë të 2018-tës në Klinikën për Gjinekologji në Shkup kanë vdekur 35 foshnja nga gjithsej 1,155 të lindura.
Vjollca Aliti