Alsat 2019-04-21T16:43:08+02:00
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot i dërgoi telegram ngushëllimi familjes së nëpunësit 37-vjeçar të policisë që humbi jetën tragjikisht, Viktor Cvetkovski nga Kumanova.
“Në këto momente të rënda së bashku me Ju e ndajmë dhimbjen për humbjen e pakompensueshme për një jetë të re. Ministria e Punëve të Brendshme, kolegët, humbën një shok të vlefshëm dhe të ndershëm, ndërsa Ju humbët djalin, bashkëshortin, babanë, vëllanë, mikun”, shkroi mes tjerash Spasovski në telegramin drejtuar familjes Cvetkovski.
Loading…