Vdes emri i njohur në Kosovë

Vdes emri i njohur në Kosovë

Kosova mbetet pa një emër të njohur sportiv. Sot ndërron jetë në moshën 78-vjeçare ish gjyqtari i mirënjohur i futbollit, Selim Rushiti. Ish sekretari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës në periudhën 1991-1994, Hadi Mehmeti dhe ish sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, është i pikëlluar thellë me humbjen e një sportistit të madh. 

“Sot u nda nga jeta punëtori shumëvjeçar sportiv Rushit Selimi- ABEA!

Rushiti ishte njeri human, i sinqertë, i drejtë, profesionistë i pashoq! Ishte referë federativ, një mandat ishte Kryetar i Lidhjes se referëve të ish Jugosllavisë, një mandat Kryetar i Referëve të Kosovës, një mandat Kryetar i komisionit të delegimit të referëve të ligës së I-rë dhe të II-të të ish Jugosllavisë!

Dha kontribut të madh në pavarësimin e sportit, ishte anëtar i KG në kampionatin e parë të FFK-së, Kryetari KP të referëve, delegat dhe kontrollor!

Vepra e ti, puna profesionale, sinqeriteti e sidomos këshillat e tij nuk do të harrohen kurrë!
Pusho në paqe ABE, të qofte i lehte dheu i Kosovës që aq shumë e deshe! I përjetshëm kujtimi për TY!
Varrimi në ora 13,00, në varrezat e Prishtinës!”, shpreh ngushëllimet Hadi Mehmeti. 

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Gjyqtarit federativ dhe njeriut me vlera të larta njerëzore Rushit Selimit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Rushitin”, shkruan Përparim Hasani, kryetar i Komisionit i Komisionit të gjyqtarëve.