I riu K.J., nga fshati Mushtisht i komunës së Suharekës, ka vdekur sot pas plagëve të marra në vendin e punës.
Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Rasti ka ndodhur në regjionin e Prishtinës, ku ka qenë edhe 20 vjeçari duke punuar, nuk dihet saktë ende se çfarë ka qenë duke punuar. Viktima është nga fshati Mushtisht i komunës së Suharekës”, ka thënë Gashi.
20 vjeçari është raportuar se nuk ka mundur t’i përballoj lëndimet e rënda që ka marrë nga makineria e punës dhe si pasojë ka humbur edhe jetën.