Vdes motoçiklisti i aksidentuar në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur motoçiklisti G.N 25 vjeç i aksidentuar në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një furgon dhe një motoçikletë të cilat ishin në lëvizje.

“Dje rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë,  ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë aksident është arrestuar ngasësi i furgonit,  P.M 35 vjeç mashkull shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48orësh.

TAGS