Vdes në aksident ajror legjenda e basketbollit Kobe Bryant

Vdes në aksident ajror legjenda e basketbollit Kobe Bryant

Kobe Bryant, basketbollisti legjendar i NBA ka humbur jetën në moshën 41-vjeçare në një aksident ajror.





Sipas mediave amerikane, ylli i Los Angeles Lakers ishte duke udhëtuar së bashku me tre persona të tjerë me një helikopter privat që u rrëzua në Calabasas, pranë Los Angelesit në Kaliforni.

Autoritetet bëjnë me dije, se nga rrëzimi i helikopterit kanë ndërruar jetë pesë persona, mes tyre edhe basketbollisti amerikan. Hetimet kanë nisur menjëherë pas aksidentit të rëndë.

Kobe Bryant la pas gruan Vanessa dhe tre vajzat.

TAGS