Vdes talenti i Interit

Vdes talenti i Interit
12:50 | 21 Maj 2019

Ish-lojtari i Interit, Maicol Lentini, 15 vjeç, ka vdekur pas një beteje të gjatë me një sëmundje.

Lentini u detyrua të largohej nga Interi në janar 2017 për shkak të sëmundjes dhe nuk ishte në gjendje të luante që prej asaj kohe.

Edhe pse besohej se po bënte përmirësim të mirë, u konfirmua të hënën se ai kishte vdekur në shtëpinë e tij në Pavia, transmeton lajmi.net.

“Gjithkush në FC Internazionale Milano ndan pikëllimin mbi vdekjen e Maicol Lentini”, shkruhet në një deklaratë në faqen zyrtare të Nerazzurrit.

”Pronarët, drejtorët, ekipi i të rinjve të Nerazzurrit, ku Maicol ishte pjesë, ekipi dhe tifozët mblidhen rreth familjes së tij në këtë ditë me dhimbje të madhe “, shkruhet ndër të tjera. /Lajmi.net/ 

[embedded content]

TAGS