Me 20.05.2019 rreth orës 13.50 në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë, në fshatin Dobrenoec, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Suzuki Maruti” me targa nga Kërçova, e drejtuar nga J.S.(58) nga fshati Lacvani, Kërçovë dhe veturës së tipit “Folksvagen Pasat” me targa nga Kërçova e drejtuar nga S.S.(30) nga Kërçova, transmeton Almakos.
Në vendin e ngjarjes ka vdekur shoferi J.S. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i Stacionit Policor në Kërçovë. Trafiku në drejtimin rrugor “Kërçovë-Ohër”( në dy drejtimet) ka qenë i ndaluar nga ora 13.50 deri në ora 15.20.